AKTUALITET /

I riu paraqitet në spitalin e Shkodrës i plagosur me armë zjarri, policia sekuestron automatikun! Dyshimet e para

Sipas informacioneve paraprake nga Policia, rreth orës 07:30, shtetasi A. L., 30 vjeç, dyshohet se është vetëplagosur me një armë zjarri automatike.

Shkruar nga Versus
I riu paraqitet në spitalin e Shkodrës i plagosur me armë zjarri,
Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në Shkodër, ku një 30-vjeçar është paraqitur në Spitalin Rajonal me plagë të shkaktuara nga armë zjarri.

Sipas informacioneve paraprake nga Policia, rreth orës 07:30, shtetasi A. L., 30 vjeç, dyshohet se është vetëplagosur me një armë zjarri automatike. Menjëherë pas njoftimit, forcat policore dhe grupi hetimor kanë mbërritur në vendngjarje, ku kanë sekuestruar armën e përdorur në incident.

I riu po merr trajtim mjekësor dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa hetuesit po punojnë për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes.

Njoftmi i policisë:

Rreth orës 07:30, është paraqitur për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Shkodër, shtetasi A. L., 30 vjeç, i cili dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri. Shërbimet e Policisë, së bashku me grupin hetimor, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur gjetjen e armës së zjarrit (automatik). Vijon puna për dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit./Versus.al

 

 

Poll