Në Grenchen të Zvicrës, policia kantonale e Solothurnit sekuestroi mbi 10 kilogramë lëndë të ndryshme narkotike dhe para 'cash' pas një kontrolli personal.
Në pranga ka rënë një 23-vjeçar shqiptar, raportojnë mediat vendase.
23-vjeçari u kontrollua dhe në çantën e shpinës iu gjet lëndë e dyshuar narkotike.
Gjatë një kontrolli të mëtejshëm në vendndodhjen e tij në Grenchen, policia ka mundur të konfiskojë gjithsej mbi 10 kilogramë amfetaminë, heroinë dhe kokainë, si dhe para cash me vlerë disa mijëra franga.
Ndaj tij është dhënë urdhri i ndalimit, teksa hetimet janë duke vijuar.








