Tiranë- Një 31 vjeçar me banim në Lezhë, është arrestuar nga policia pasi ishte shpallur në kërkim për marrëdhënie seksuale me të mitur dhe shitjen e lëndëve narkotike.
I riu me iniciale K.K (P) ishte dënuar nga gjykata e Shkodrës me 3 vite e 4 muaj burg për prodhim dhe shitje droge, ndërsa gjykata e Lezhës i kishte caktuar masën "arrest me burg" për veprën penale të kryerjes së marrëdhënieve seksuale me një vajzë të mitur.
Veprime të mëtejshme do të kryhen nga Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë. Versus.al
<div data-id="758" style="min-height: 40px;" class="referendumet">Poll</div><script src="/poll/poll0.js"></script>







