AKTUALITET /

I veshur sportiv dhe i buzëqeshur, Salianji paraqitet tek Shërbimi i Provës (VIDEO)

Shkruar nga Versus

I veshur sportiv dhe i buzëqeshur, Salianji paraqitet tek Shërbimi i

Ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji është paraqitur sot për të kryer Shërbimin e Provës që iu la si kusht për lirimin e tij të mëhershëm nga burgu pasi kishte kryer 9 muaj nga dënimi 1 vjeçar që iu caktua për dosjen “Babale”. Siç shihet nga pamjet, Salianji duket i buzëqeshur teksa lë ambientet e Shërbimit të Provës i veshur sportive.

Kur ka disa ditë që ka dalë nga burgu, Salianji u bë sërish temë diskutimi për shkak se u vu re se kishte kryer një ndërhyrje estetike për mbjelljen e flokëve. Diçka e tillë u konfirmua edhe nga zv.drejtori i përgjithshëm i Burgjeve Feim Sufaj i cili tha se në raste të caktuara lejohet trajtimi i pacientëve në klinika private, duke sqaruar se i kufizohet liria, por jo e drejta e marrjes së shërbimeve shëndetësore. Versus.al



Poll