Vlorë- Një mobileri është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:00 të mëngjesit të sotëm.
Kamerat e sigurisë kanë filmuar një person të maskuar i cili ka thyer xhamin e mobilerisë "Aliko" dhe ka spërkatur vendin me lëndë djegëse, benzinë. Pasi i ka vënë flakën është larguar në drejtim të paditur.
Policia mbërriti në vendngjarje dhe sekuestroi kamerat e vendit ku dyshohet se ka lëvizur autori i maskuar, ende i paidentifikuar. Versus.al
