
Policia e Tiranë ka nisur hetimet ndaj dy mjekëve, të cilët dyshohet se kanë vonuar trajtimin e një të miture dhe gjatë ndërhyrjes kirurgjikale i kanë shkaktuar dëme shëndetit të saj.
Sipas njoftimit zyrtar, në hetim janë L. H., 30 vjeç, dhe A. H., 32 vjeçe, të dy me profesion mjek.
Hetimet filluan pas kallëzimit të babait të vajzës, Sh. M., i cili pretendon se mjekët kanë shkaktuar vonesa në trajtimin mjekësor dhe kanë dëmtuar vajzën gjatë ndërhyrjes.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit L. H. dhe A. H., pasi ka kallëzuar shtetasi Sh. M. se këta dy mjekë kanë vonuar trajtimin dhe kanë dëmtuar shëndetin e vajzës së tij,” thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme hetimore./Versus.al

