AKTUALITET /

I vuri zjarrin tregut të Lushnjës, arrestohet 48 vjeçari! Kishte vjedhur edhe një biçikletë (EMRI)

Shkruar nga Versus

I vuri zjarrin tregut të Lushnjës, arrestohet 48 vjeçari!

Fier- Policia ka arrestuar Klodian Çinën, 48 vjeçarin e shpallur në kërkim për zjarrin tek tregu i fruta perimeve disa ditë më parë.

I dyshuari, kishte vjedhur edhe një biçikletë 2 ditë para ngjarjes.

“Gjithashtu, dyshohet se është autor edhe i vjedhjes së një biçiklete në qytetin e Lushnjës, të cilën e ka përdorur për të lëvizur në qytet, dy ditë para ngjarjes së ndodhur. Biçikleta u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale”, njofton policia.

Ndërkohë, po hetohet për të zbardhur motivet dhe rrethanat e ngjarjes. Versus.al

Poll