AKTUALITET /

Investigimi/ Trafikantë shqiptarë në Palermo furnizonin me drogë ‘Cosa Nostra’-n, si u zbulua “Thomas Shelby”, nga karabinierët (EMRI)

Alban Cjapi përdorte pseudonimin Thomas Shelby dhe konsiderohej një nga trafikantët më aktivë në tregun e Romës. Megjithatë, palermitanëve u kishte shitur edhe mall me cilësi të dobët, gjë që kishte shkaktuar tensione

Shkruar nga Versus

Investigimi/ Trafikantë shqiptarë në Palermo furnizonin me

Trafikantë shqiptarë në Palermo rezultojnë se bashkëpunojnë me mafian e zonës Santa Gabriele Pedalino dhe nip i boss-it historik Salvatore Profeta.

Një prej tyre, u zbulua nga karabinerët italianë, të cilët ndoqën lëvizjet e Alban Cjapit, furnizuesi i trafikantëve të Palermos

Ai përdorte pseudonimin Thomas Shelby dhe konsiderohej një nga trafikantët më aktivë në tregun e Romës. Megjithatë, palermitanëve u kishte shitur edhe mall me cilësi të dobët, gjë që kishte shkaktuar tensione.

Gabriele Pedalino  drejton aktivitetet e tij të drogës nga burgu. Pa asnjë problem. Kishte në dispozicion një smartphone modern dhe jepte urdhra në çdo orë për të sjellë në Palermo ngarkesa të mëdha kokaine dhe hashashi.

Madje lidhej edhe me video-konferencë në Instagram. Fillimisht nga burgu i Ascoli Piceno-s, më pas nga Livorno.

Herë pas here, grupi i Pedalino-s mbështetej te një tjetër grosist droge, Giuseppe Bronte. Nuk kishte rëndësi që ai ishte në arrest shtëpie — edhe ai i drejtonte aktivitetet kriminale me kohë të plotë.

Hetimi i fundit, i koordinuar nga prokuroria antimafia e drejtuar nga Maurizio de Lucia, zbulon rrugët përmes të cilave droga mbërrinte në qytet dhe më pas shpërndahej në rrjetet e trafikut. Natën e kaluar u ekzekutuan 26 arrestime nga policia dhe karabinierët.

Hetuesit e skuadrës mobile ndoqën për muaj të tërë grupin e Pedalino-s. Ndërkohë, ushtarakët e seksionit kundër krimit ishin në gjurmët e grosistëve të tjerë.

Bëhej fjalë për grupe që operonin me mbështetjen e familjeve mafioze të Santa Maria di Gesù dhe Villagrazia-s.

Një nga grosistët, i quajtur “Sulmuesi”, thoshte se kishte “mirëqenien që mund t’ia ofrojë gjithë Palermoja”. Trafikantët kishin shumë punë dhe përpiqeshin të përdornin çdo masë paraprake për të shmangur përgjimet. Për këtë arsye komunikonin në “Signal”, ku grupin e kishin pagëzuar në mënyrë të veçantë: “Të jashtëligjshmit”. Një tjetër grup e kishin quajtur “Vëllezërit”.

Droga vinte nga Kalabria. Një ditë të nëntorit, tre vite më parë, policët e skuadrës antidrogë ndoqën një trafikant kalabrez nëpër rrugët e Palermos, i cili kishte për detyrë të përcaktonte detajet e marrëveshjes.

Atë herë, palermitanët arritën marrëveshje për blerjen e 5 kilogramëve kokainë, me çmimin 23.500 euro për kilogram. “Po i çoj 100 mijë euro — thoshin ata pa dyshuar se po përgjoheshin — dhe ai më jep pesë pakot.”

Për komunikim përdornin edhe “Threema”, një tjetër aplikacion mesazhesh që mund të përdoret pa lidhur numër telefoni ose email. Ose “Zangi”, një platformë tjetër që garanton anonimitet. Megjithatë, hetuesit arritën t’i dëgjonin bisedat duke instaluar Trojan në telefonat e trafikantëve.

Ndërkohë, Pedalino vazhdonte të drejtonte trafikun e drogës nga burgu. Natyrisht, në komunikime nuk përmendte kurrë kokainën apo hashashin, por përdorte kode si “e bardha”, “007”, “minuta”, “toptha”. Trafikantët ndiheshin shumë të sigurt duke komunikuar përmes platformave të mesazheve. Madje shkëmbenin edhe fotografi të pakove të drogës.

Furnizimet vinin jo vetëm nga Kalabria, por edhe nga Campania. Droga nuk mungonte kurrë në tregun e Palermos.

Vincenzo Petrocciani, një shpërndarës droge që më pas u bë bashkëpunëtor i drejtësisë, u tregoi prokurorëve: “Alessandro Scelta, bashkëpunëtori kryesor i Giuseppe Bronte-s, më dorëzonte 2-3 kilogramë kokainë në javë. Fillimisht e paguaja 41 mijë euro kilogramin, pastaj çmimi ra. Në vitin 2024 më dorëzoi shtatë kilogramë dhe i pagova 31 mijë euro për kilogram.”

Edhe Alessandro Scelta kishte dobësi për pseudonime pompoze: “Në komunikimet në Signal, ai quhej Medellin ose Patron”. Dy referenca të qarta ndaj trafikantit Pablo Escobar.

Poll