AKTUALITET /

Ish-banorja e Big Brother humb të afërmin në aksident: “Zemra e motrës, si na le vetëm...” (VIDEO)

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, ajo ka shprehur dhimbjen e madhe për këtë humbje të parakohshme.

Shkruar nga Versus

Ish-banorja e Big Brother humb të afërmin në aksident:

Një aksident tragjik ku humbi jetën një 19-vjeçar shqiptar ka sjellë zi në familjen e ish banores së Big Brother Genta Gjalpi. Ka qenë kjo e fundit që nëpërmjet një mesazhi në rrjetet sociale ka zbuluar tragjedinë që i ka pllakosur në famije. Genta bën të ditur se i riu që humbi jetën në aksidentin fatal në ndodhur mes të premtes e të shtunës në zonën e Gioia dell Gole në Itali, është kushëriri i ish-banores së Big Brother. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, ajo ka shprehur dhimbjen e madhe për këtë humbje të parakohshme.


“U prehsh në paqe Klajdush, akoma nuk e besoj, dhe nuk do e besoj kurre, ishe kushëriri më i vogel më i miri dhe në të donim shumë zemra e motrës, ishe shumë i vogël. Zoti i dhëntë forcë hallës”, - shkruan Genta, teksa publikon një video krah kushëririt.

Ish-banorja e Big Brother humb të afërmin në aksident:

Kujtojmë se aksidenti ndodhi gjatë mesnatës në provincën e Barit. Mediat italiane raprortuan se viktimë mbeti një 19-vjeçar shqiptar, banues në Gioia del Colle, i cili humbi jetën në vend. Ndërkohë, një 44-vjeçar, i cili u shpëtua nga ekipet mjekësore të emergjencës, ndërroi jetë pak pas mbërritjes në spitalin Miulli në Acquaviva delle Fonti.

Ish-banorja e Big Brother humb të afërmin në aksident:

Ndërsa personat e tjerë të përfshirë në këtë aksident kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar menjëherë në spital. Pavarësisht përpjekjeve të ekipit mjekësor, përpjekjet për shpëtim ishin të kota dhe dy viktimat u deklaruan të vdekur kur mbërritën shërbimet e urgjencës.

Fillimisht ka dyshime nga grupi hetimor se shkak mund të jenë bërë faktorë të tillë si shpërqendrimi i shoferit ose shpejtësia e tepërt mund të kenë kontribuar në humbjen e kontrollit të automjetit të përfshirë.

Ish-banorja e Big Brother humb të afërmin në aksident:

Në vendngjarje ndërhynë zjarrfikësit dhe karabinierët, të cilët punuan deri në orët e para të mëngjesit për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit të rëndë që përfshiu dhe të riun shqiptar.

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: