AKTUALITET /

Ish-drejtoresha e Burgjeve zbulon krimin në burgun e grave: Burri mbyti me kabull gruan në takimin special

Ishte një ''vizitë’’ e pazakontë në burgun e Drenovës që ka rikthyer vëmendjen te mënyra se si funksionojnë takimet speciale në burgjet shqiptare.

Shkruar nga Versus

Ish-drejtoresha e Burgjeve zbulon krimin në burgun e grave: Burri mbyti me

 

“Eskortat VIP në burgje”, kjo ka qenë tema më e diskutuar në javën e fundit pas takimeve speciale të bossëve të krimeve në qeli dhe paraburgim.

Ishte një ''vizitë’’ e pazakontë në burgun e Drenovës që ka rikthyer vëmendjen te mënyra se si funksionojnë takimet speciale në burgjet shqiptare.

Emri i të dënuarit përjetë, Laert Haxhiu, u lidh disa ditë më parë me një vizitë të një modeleje të njohur nga Kosova, Ziza Pajaziti e cila zhvilloi një takim në dhomë private me të dënuarin.

Por sa lejohen këto takime speciale dhe a funkasionojnë edhe tek burgu i grave.

Ish- drejtoresha e Burgut të Grave, Xhoi Jakaj ka zbuluar se përse këto takime u anuluan në burgun e grave.

“Takime speciale kishte dhe në burgun e grave, por ndodhi një tragjedi. Në takimin e zgjatur, burri vret bashkëshorten sepse brenda dhomës speciale ishte qenë një freskuese me kabullin e gjatë.


Në përgjithësi montohet kabulli, por nuk ishte. Pas kësaj ngjarje nuk janë bërë më takime speciale në burgun e grave. Tani që janë transferuar në Pogradec, kanë kushtet dhe mund të jenë rikthyer“

Tags:

xhoi jakaj

Poll