
Greqi- Policia ka arrestuar një 50 vjeçar shqiptar në zonën detare mes Igumenicës dhe Korfuzit në vendin e quajtur Prasoudi. Fillimisht u raportua se një gomone kishte lëshuar sinjalin SOS dhe me të mbërritur policia kufitare e Sarandës dhe ajo greke, është gjetur gomonia gjysmëe fundosur së bashku me drejtuesin.
Mësohet se i arrestuari Edmond Musa, i njohur me nofkën ‘’Çimoni’’ është transportuar fillimisht për në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Ai njihet për precedentë penalë në fushën e trafikut ndërkombëtar të drogës. Në gomone është gjetur sasi e madhe e marijuanës, e cila ende nuk është përcaktuar saktësisht për vlerën e saj nëse do të hidhej në treg. Versus.al
