AKTUALITET /

Jahti 1 mln euro i blerë për një rumune dhe tenderat e AKSHI-t, përse dëshmoi në SPAK Ermal Beqiri

Burime bëjnë me dije se ai ka dëshmuar pikërisht në lidhje me abuzimet me tenderat e AKSHI-t, teksa në momentin kur u largua nga SPAK, u mundua t’u shmangej kamerave, edhe pse u filmua teksa nxitonte për të mos u dukur para derës së “godinës me xhama”.

Shkruar nga Versus
Jahti 1 mln euro i blerë për një rumune dhe tenderat e AKSHI-t,
Ermal Beqiri

Janë zbardhur detaje të reja nga thirrja në SPAK e biznesmenit Ermal Beqiri, pronar i kompanisë “Soft & Solution”, i cili njihet si “gllabëruesi” i parave publike përmes tenderave të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI).

Burime bëjnë me dije se ai ka dëshmuar pikërisht në lidhje me abuzimet me tenderat e AKSHI-t, teksa në momentin kur u largua nga SPAK, u mundua t’u shmangej kamerave, edhe pse u filmua teksa nxitonte për të mos u dukur para derës së “godinës me xhama”.

Mësohet se fletë-thirrja për Ermal Beqirin ishte firmosur nga prokurori Elvin Gokaj, teksa paraqitja e tij në SPAK, vjen vetëm pak kohë pasi oficerët e BKH-së ushtruan kontroll në zyrat e kompanisë “Soft & Solution” në pronësi të tij.

Burime për VNA bëjnë me dije se aktet hetimore ndaj Ermal Beqirit dhe ndaj kompanisë “Soft & Solution” janë bashkuar me dosjen e abuzimeve të tenderave të AKSHI-t të drejtuar nga Mirlinda Karçanaj, ku prokurori Gokaj ka evidentuar disa shkelje në procedurat e ndjekura.

Në këtë hetim të parë, krahas procedurave të tenderave që janë sekuestruar, prokurorët kanë analizuar dhe çdo transaksion të bërë nga Beqiri dhe kompanitë e tij.

Janë zbardhur detaje të reja nga thirrja në SPAK e biznesmenit Ermal Beqiri, pronar i kompanisë “Soft & Solution”, i cili njihet si “gllabëruesi” i parave publike përmes tenderave të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI).

Rezulton se Ermal Beqiri, një ish-punonjës i administratës shqiptare dhe më pas biznesmen me tendera shtetërore, ka blerë një jaht luksoz me vlerë 930 mijë euro në emër të një shtetaseje rumune 24-vjeçare. Ky transaksion me vlerë të lartë, bashkë dhe me shpenzime të tjera, janë duke u kaluar në filtrin e prokurorëve, ndërsa shtetasja nga Rumania ndërkohë po verifikohet.

Më parë ka dëshmuar në SPAK edhe drejtuesja e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, së bashku me ish zëvendësin e saj, Daniel Shima, por nuk dihet nëse bëhet fjalë për të njëjtin hetim apo jo.

Kompania “Soft & Solution” vijon të jetë një nga përfitueset më të mëdha të kontratave publike në sektorin e teknologjisë, pa u përballur me asnjë pengesë ligjore apo institucionale.

Poll