
Tre antarë të një familje në Maliq mbetën të lënduar pas shpërthimit të një bombolë gazit në banesën e tyre. Fatmirësisht lëndimet mësohet se nuk janë kërcënuese për jetën e tyre. Mes të plagosurve mësohet se është edhe një fëmijë 8-vjeçar. Të plagosurit e tjerë janë nga mosha 26-32 vjeçare, të cilët ndodhen në spitalin rajonal të Korçës për mjekim të specializuar. Po ashtu bëhet me dije se nga shpërthimi të dëmtuarit kanë marrë djegie në pjesën e fytyrës.
Jetnor Mucollari, kryefamiljari i kësaj banese tregon se gjithçka ka ndodhur në momentin e ndërrimit të kokës së bombolës.
Nisur nga ngjarje të tilla që nuk kanë qenë të pakta, policia e Korçës u ka kërkuar qytetarëve që kanë zgjedhur të ngrohen me gaz, të bëjnë kujdes në përdorimin e bombolave të gazit.
NJOFTIMI
Maliq/Informacion paraprak
Rreth orës 11:00, në Fshat Maliq, në banesën e shtetasit M. M., dyshohet se ka shpërthyer një bombël gazi.
Si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar 3 shtetas, pjesëtarë të familjes, të cilët aktualisht po marrin mjekim në spitalin e Korçës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.
