AKTUALITET /

'Ka valvul në zemër dhe hekura në këmbë'/ Vëllai i vogël i “pentitos” të SPAK rrëfen prapaskenat e jetës së Nuredin Dumanit

Fitimi ka treguar për aksidentin që Nuredini pësoi vite më parë gjatë punës me transportin e frutave dhe perimeve, ku theu këmbën dhe vendosi hekura që ende i ka në trup.

Shkruar nga Versus
'Ka valvul në zemër dhe hekura në këmbë'/
Nuredin Dumani në burg

Fitim Dumani, vëllai i vogël i Nuredin Dumanit, i njohur si “pentito” i SPAK, ka folur për herë të parë për jetën dhe aktivitetet e errëta që qëndrojnë pas dhjetëra vrasjeve dhe ngjarjeve kriminale të regjistruara në vitet e fundit.

Në një intervistë për gazetarin Flamur Vezaj, Fitimi ka zbuluar edhe detaje nga jeta personale e vëllait të tij.

Ai ka treguar për aksidentin që Nuredini pësoi vite më parë gjatë punës me transportin e frutave dhe perimeve, ku theu këmbën dhe vendosi hekura që ende i ka në trup. Gjatë vizitave mjekësore, u zbulua se ai kishte edhe një problem në zemër, për të cilin iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale dhe vendosi valvul.

Pas aksidentit, shteti i lidh një pension invaliditeti, ndërsa më pas hapi një dyqan me këpucë të përdorura, i cili dështoi, duke e shtyrë në rrugën e vjedhjeve dhe krimit.

Gjatë jetës, Nuredini ka punuar si punëtor ndërtimi, mirëmbajtës shezlongësh, shitës frutash, grabitës dhe më vonë si vrasës me pagesë.

Fitim Dumani ka treguar: “Vëllai im pati aksident në 2009 dhe qëndroi gjashtë muaj në shtrat për shkak të operacionit të zemrës. Ka hekura në këmbë nga aksidenti dhe valvul në zemër. Ai nuk e njihte Talo Çelën atëherë; Talo Çela ishte thjesht një hajdut. Grabitësi u bë më vonë, kur u formua grupi.”

Për sa i përket vrasjeve të kryera nga Nuredini, Fitimi paralajmëroi: “Asgjë nuk ke dëgjuar ende. Do të dëgjosh shumë. Ai ka kryer dhjetëra vrasje dhe mban një paletë me dosje.”

Poll