
Gjirokastër- Katër persona janë arrestuar nga policia pasi janë kapur teksa qarkullonin me 30 kilogramë kanabis dhe 1 armë zjarri në makinë në rrugën “Bënçë-Tepelenë”.
Në pranga kanë rënë, babë e bir, Ilir dhe Franci Dura, Mehmet Mimo dhe Reshat Bakia të cilët kishin në plan shitjen e lëndës narkotike dhe të kallashnikovit.
Si ishin organizuar
Ilir Duro, 54 vjeç dhe djali i tij Franci, 19 vjeç drejtonin automjetin ku kishin fshehur 3 thasë kanabis me peshë totale rreth 30 kilogramë, me qëllim shitjen.
Përpara tyre qarkullonte me automjet tip “BMW” Mehmet Mimo, 27 vjeç, i cili kujdesej që t’i informonte dy bashkëpunëtorët për praninë e policisë në akse rrugore. Ndërsa në një tjetër automjet, u arrestua Reshat Bakia i cili mbante një armë zjarri tip “Kallashnikov” me qëllim shitjen.
Veprimet procedurale janë kryer nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Gjirokastër. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme. Versus.al








