AKTUALITET /

“Kandidatët dhe mediat sociale po sulmohen në prag të zgjedhjeve”, Aldor Nini në SPAK, propozon platformë monitorimi

Ceo i "Acromax" tha se nuk ka asnjë ndëshkim për sulmet ndaj kandidatëve në mediat sociale ku po përhapen lajme të rreme, ndërsa i propozoi SPAK-ut bashkëpunim nëpërmjet ngritjes së një platforme të përbashkët monitorimi.

Shkruar nga Versus
“Kandidatët dhe mediat sociale po sulmohen në prag të
Aldor Nini

Drejtuesi i “Acromax” Aldor Nini ka qenë mëngjesin e sotëm në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) për të denoncuar sulmet online që po marrin media të ndryshme dhe profile të kandidatëve që garojnë në zgjedhjet e 11 majit.

Në dalje të prokurorisë, Nini u shpreh për mediat se SPAK duhet që për parandalimin e krimeve zgjedhore të përqendrohet edhe në mediat sociale të cilat sipas tij po sulmohen nga faqe interneti anonime me synimin që të mos lejohen të japin informacione të domosdoshme para zgjedhjeve.

“Lufta për votat nuk është tashmë vetëm në terren siç edhe SPAK ka ngritur grupin e posaçëm për t’i hetuar ato, por është në rrjete sociale. Në rrjetet sociale diçka që SPAK-u ndoshta nuk e di se po ndodh, mediat tona sociale po sulmohen përditë pa filluar zgjedhjet në entitete anonime në mënyrë që t’i ndalojnë ato që të japin informacion për publikun. Nga ana tjetër kemi media anonime të cilat përhapin lajme fallco në mënyrë të paligjshme dhe platformat në të gjitha këto raste nuk bëjnë asgjë”- u shpreh Nini.

Ndër të tjera, ai theksoi edhe sulmin që po u bëhet kandidatëve të ndryshëm që garojnë për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

“Kandidatë të cilët janë duke kandiduar për votën e popullit tonë të cilëve u mbyllen profilet e instagramit dhe facebook-ut për mes sulmeve që iniciohen nga kundërshtarët e tyre apo grupe të ndryshme të interesit”- shtoi CEO i Acromax.

Aldor Nini i propozoi SPAK-ut krijimin e një platforme për të monitoruar rrjetet sociale në prag të zgjedhjeve dhe shprehu gatishmërinë e tij për të bashkëpunuar në parandalimin e krimeve zgjedhore që shtrihen edhe në mediat sociale. Versus.al

 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: