AKTUALITET /

Kapen 12 mijë bimë kanabis në Shkodër, nën hetim kryeplaku, inxhineri i pyejeve dhe dy punonjës (FOTO)

Në kuadër të operacionit “Koordinata”, Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër, në bashkëpunim me komisariatet e zonës, ka lokalizuar dhe asgjësuar 12,203 bimë dhe fidanë të dyshuar narkotikë, të llojit cannabis sativa.

Shkruar nga Versus

Kapen 12 mijë bimë kanabis në Shkodër, nën hetim

Në kuadër të operacionit “Koordinata”, Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër, në bashkëpunim me komisariatet e zonës, ka lokalizuar dhe asgjësuar 12,203 bimë dhe fidanë të dyshuar narkotikë, të llojit cannabis sativa.

Prej këtyre, 455 bimë u kapën në Njësinë Administrative Pult, ku për këtë rast u procedua penalisht inxhinieri i pyjeve, shtetasi A.M., për shpërdorim detyre dhe moskallëzim krimi.

Ndërsa 11,748 bimë u gjetën në Njësinë Administrative Temal, Vau i Dejës. Në këtë rast u proceduan penalisht kryeplaku i fshatit Kllogjen, Gj.G., dhe dy vrojtues pyjesh, P.Sh. dhe F.G., për shpërdorim detyre.

Policia konfirmon se puna për identifikimin dhe ndjekjen penale të të gjithë autorëve të përfshirë në këto raste vijon intensivisht. Versus.al

Poll