AKTUALITET /

Kapllanaj mohon dhunën ndaj agjentëve të BKH: Nuk u identifikuan, na shanë e kërcënuan brenda firmës

Duke mohuar që njerëzit e tij të kenë dhunuar agjentët e BKH, Kapllanaj tha se i kishte kërkuar drejtorit të biznesit të tij që t'i bënte një foto makinës së tyre.

Shkruar nga Versus

Kapllanaj mohon dhunën ndaj agjentëve të BKH: Nuk u identifikuan,

Ish-kryebashkiaku i Mallakastrës, Agron Kapllanaj ka reaguar për incidentin e ndodhur mbrëmjen e djeshme në firmën e tij në Fier, ku u dhunuan disa agjentë të BKH në krye të detyrës.

Për incidentin u arrestuan dy nipërit e Kapllanajt dhe një person tjetër, ndërsa vet ëish-kryebashkiaku foli për mediat dhe pretendoi se përgjegjësia është e agjentëve të BKH të cilët nuk ishin identifikuar si punonjës policie.

Ai mohoi pretendimin e SPAK që ndaj agjentëve të BKH të jetë ushtruar dhunë fizike.

“Nuk është e vërtetë sepse në momentin e parë, kanë qenë duke filmuar brenda territorit të pronës private dhe nuk janë identifikuar si punonjës të policisë. Po të kishin thënë se ishin oficerë, do u kisha ofruar kushte komode. T’i fusja brenda që ta bënin punën në mënyrë shumë më komode sepse nuk kam asgjë kundër policisë, madje unë mbështes SPAK-un dhe institucionet e drejtësisë së re. Madje nuk ndryshoj mendim as pas këtij incidenti sepse nuk mundet që një person i vetëm të bëjë pis gjithë drejtësinë e re”- u shpreh Kapllanaj.

Sipas tij ngjarja ndodhi për shkak të arrogancës së një prej agjentëve të BKH që i ofendoi dhe kërcënoi.

“Një nga punonjësit e BKH ka dalë nga makina dhe i ka shtyrë me dorë dhe ndoshta mund të ketë pasur ndonjë shtyrje mes palëve, por jo goditje. Ne na kanë sharë brenda ambienteve të kompanisë. Unë ngel i shtangur kur mora vesh se ishin punonjës policie dhe si mund të shajë dhe kërcënojë një punonjës policie”- shtoi ish-deputeti dhe ish-kryebashkiaku. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: