AKTUALITET /

Kërcënoi drejtorin e spitalit të Durrësit që t’i merrte mbesën në punë, në hetim vëllai i “të fortit të Sukthit”

Muça është vëllai i një personazhi të njohur për drejtësinë, i identifikuar si “i forti i Sukthit”, i njohur me nofkën Rrumi

Shkruar nga Versus

Kërcënoi drejtorin e spitalit të Durrësit që t’i

Një ngjarje shqetësuese është shënuar në Durrës, ku një 41-vjeçar ka kërcënuar drejtorin e Spitalit Rajonal të qytetit, Renis Mullaj, me qëllim përfitimi personal.

Sipas njoftimit zyrtar nga Policia e Shtetit, bëhet fjalë për shtetasin Vullnet Muça, i cili dyshohet se ka ushtruar kanosje ndaj drejtuesit të institucionit shëndetësor, duke i bërë presion që të punësonte mbesën e tij.

Muça është vëllai i një personazhi të njohur për drejtësinë, i identifikuar si “i forti i Sukthit”, i njohur me nofkën Rrumi.

Ngjarja ka ndodhur në ambientet e spitalit, ndërsa policia ka reaguar menjëherë pas denoncimit dhe ka ndaluar autorin. Ndaj tij është ngritur akuza “Kanosja për shkak të detyrës”, ndërkohë që vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e kësaj ngjarjeje të rëndë.

 

Poll