AKTUALITET /

Kërcënoi me a*më burrin e gjyqtares së GJKKO, ekstradohet nga Gjermania anëtari i grupit të Emiljano Shullazit (VIDEO)

Shkruar nga Versus

Kërcënoi me a*më burrin e gjyqtares së GJKKO, ekstradohet

Është ekstraduar sot nga Gjermania, Fabio Ballabani, 38 vjeçari i cili në vitin 2019 kishte dhunuar dhe kanosur me armë zjarri bashkëshortin e gjyqtares së posaçme Saida Dollani.

Kjo e fundit ishte gjyqtarja që shqyrtonte dosjen e procesit gjyqësor ndaj Emiljano Shullazit dhe bandës së tij. Ballabani akuzohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortit të gjyqtares duke i kërkuar që të ndikonte tek bashkëshortja e tij në proces gjyqësor, ndërsa i ka përmendur edhe fëmijët.



38 vjeçari u arrestua në Gjermani vitin e kaluar, ndërsa sot u bë i mundur ekstradimi. GJKKO kishte caktuar masë sigurie “arrest me burg” ndaj tij dhe pas ekstradimit do të nisë procesi gjyqësor ndaj tij. Versus.al

Poll