Ditën e djeshme një përplasje fizike është shënuar mes kryebashkiakut të Lezhës, Pjerin Ndreu dhe Sekretarit të Përgjithshëm të Federatës së Basketbolli, Franko Bushati.
Sipas NewsSport, konflikti ka ndodhur gjatë ndeshjes së basketbollit mes Vllaznisë dhe Besëlidhjes. Pjerin Ndreu dhe Bushati janë përplasur verbalisht dhe më pas kanë degraduar në përleshje fizike.
Lidhur me ngjarjen mësohet se është bërë një denoncim në Komisariatin e Policisë Nr.2 në Tiranë. Shkaqet e sherrit mes Ndreut dhe Bushatit janë ende të paqarta ndërsa priten detaje të reja në lidhje me ngjarjen. Versus.al








