AKTUALITET /

Kërkohej nga Spanja për kultivimin e kanabisit me llampa, arrestohet në Shkodër 28 vjeçari (EMRI)

Shkruar nga Versus
Kërkohej nga Spanja për kultivimin e kanabisit me llampa, arrestohet
Arrestimi i Elton Kolës

Shkodër- Një 28 vjeçar i identifikuar si Elton Kola është arrestuar nga policia teksa qarkullonte në aksin që lidhte qytetin me Vaun e Dejës.

Mësohet se i riu ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar me urdhër të autoriteteve spanjolle pasi akuzohet se kishte kultivuar bimë narkotike “kanabis” në një ambient të përshtatur me llampa. Gjithashtu ndaj tij rëndon edhe akuza e vjedhjes së energjisë elektrike.

Gjykata e Barcelonës i ka caktuar masën “arrest me burg”. Pas arrestimit, kanë nisur procedurat për ekstradimin e tij drejt Spanjës. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: