AKTUALITET /

Kërkoi lirinë, GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Metës

Avokati i Metës, Kujtim Cakran, argumenton se kërkesa bazohet në mungesën e provave të mjaftueshme nga prokuroria për të justifikuar masën më të rëndë të sigurisë.

Shkruar nga Versus

Kërkoi lirinë, GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Metës

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka vendosur të mbajë në fuqi masën e arrestit me burg ndaj ish-presidentit Ilir Meta, pavarësisht kërkesës së tij për ndryshim.

Meta ndodhet në paraburgim që nga tetori i vitit të kaluar, i akuzuar për pastrim parash dhe fshehje të pasurisë.

Avokati i Metës, Kujtim Cakran, argumenton se kërkesa bazohet në mungesën e provave të mjaftueshme nga prokuroria për të justifikuar masën më të rëndë të sigurisë.

Ai shton se prokuroria ka shkelur procedurat ligjore, pasi nuk ka zhvilluar të paktën katër seanca informimi mbi ecurinë e hetimeve çdo dy muaj.

Në seancën e mëparshme, prokuroria prezantoi një material prej 31 faqesh, duke pretenduar se disponon fakte dhe prova që mbështesin vazhdimin e masës “arrest me burg”.

Megjithatë, mbrojtja e Metës kundërshtoi këtë dokument, duke e cilësuar të papërshtatshëm për të justifikuar qëndrimin e tij në burg./Versus.al

Poll