AKTUALITET /

Apeli i Posaçëm i jep të drejtë SPAK: Nuk hapet hetim për Olta Xhaçkën

Vendimi vjen pas një vendimi të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë, e cila kishte urdhëruar Prokurorinë e Posaçme që të regjistronte kallëzimin penal dhe të niste hetimet për çështjen në fjalë.

Shkruar nga Versus

Apeli i Posaçëm i jep të drejtë SPAK: Nuk hapet hetim

Gjykata e Posaçme e Apelit ka vendosur të pranojë ankimimin e SPAK, duke rrëzuar vendimin e mëparshëm të shkallës së parë të GJKKO-së, që kërkonte nisjen e hetimeve ndaj deputetes Olta Xhaçka dhe bashkëshortit të saj, Artan Gaçi.

Vendimi vjen pas një vendimi të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë, e cila kishte urdhëruar Prokurorinë e Posaçme që të regjistronte kallëzimin penal dhe të niste hetimet për çështjen në fjalë. SPAK e ankimoi këtë vendim, duke argumentuar se nga hetimet paraprake nuk ishin gjetur elementë të veprës penale.

Sipas SPAK, janë kryer një sërë veprimesh hetimore që përfshinin edhe veprimtarinë e Artan Gaçit, përfshirë rolin e tij të mundshëm në dijeni apo bashkëpunim të supozuar për dokumente të dyshuara të falsifikuara, përmes të cilave ishte përfituar truall.

Megjithatë, Apeli i Posaçëm vendosi sot të mos çelë hetim penal ndaj çiftit Xhaçka-Gaçi, duke mbështetur qëndrimin e Prokurorisë së Posaçme për mbylljen e çështjes./Versus.al

Poll