AKTUALITET /

Tragjedi në 'Shkallën e Tujanit', dy të rinj humbin jetën në aksident

Dëshmitarë në vendngjarje tregojnë se përplasja ka qenë aq e fortë, sa trupat e viktimave kanë përfunduar në shtratin e lumit.

Shkruar nga Versus

Tragjedi në 'Shkallën e Tujanit',  dy të rinj humbin

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e dy personave ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, në zonën e njohur si “Shkalla e Tujanit”.

Dy të rinj nga Zall Bastari, që udhëtonin me motor, janë përplasur me një automjet, duke humbur jetën në vend.

Dëshmitarë në vendngjarje tregojnë se përplasja ka qenë aq e fortë, sa trupat e viktimave kanë përfunduar në shtratin e lumit.

Njoftimi i policisë: 

Më datë 14.05.2025, rreth orës 02:30, në aksin rrugor “Shkalla e Tujanit”-Zall Dajt”, dyshohet se automjeti me drejtues shtetasin O. C., 24 vjeç, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin B. H., 23 vjeç dhe pasagjer shtetasin O. L., 18 vjeç. Si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën shtetasit B. H. dhe O. L./Versus.al

 

Poll