AKTUALITET /

“Këta të vjetrit na kanë hyrë në hak, pas votimeve i çojmë për skrap”, protestë para Kuvendit për statusin e minatorit

Shkruar nga Versus
“Këta të vjetrit na kanë hyrë në hak, pas
Protesta e BSPSH

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë, ka zhvilluar sot një protestë para godinës së Kuvendit ku ka kërkuar miratimin e “Statusit të Minatorit”, duke akuzuar qeverinë për lënien pas dore të tyre.

Nëpërmjet disa fjalimeve me megafon, të pranishmit shprehën indinjatën e tyre për injorimin e shqetësimeve të minatorëve duke mos pasur një fond të posaçëm në buxhetin e 2025-ës që u miratua disa ditë më parë me 75 vota.

“Pasuritë e një kombi janë të pavlera kur shpirti i qytetarit është i rrënuar dhe i varfër.  I bëj thirrje shoqërisë civile që të mbështesë kauzat e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura. Minatorët nuk po kërkojnë as më shumë e as më pak sesa dinjitetin e tyre. Sepse minatorët e kanë bërë kombin shqiptar, nuk e kanë bërë politikanët. Ju jeni palca kryesore e kombit shqiptar.

Një gjë ta kuptojnë politikanët tanë, motoja e Edi Ramës është “gënjen, gënjen, gënjen, burg, burg”. Jo nuk është kjo, minatorët kërkojnë atë që u takon, duan të drejtat e tyre. U bëj thirrje shoqërisë civile që të vijnë e të na mbështesin për një kauzë kombëtare jo lokale”- u shpreh një prej të pranishmëve duke paralajmëruar protesta edhe më masive në ditët vijuese. 

Nga ana tjetër, një prej minatorëve pati disa fjalë për të thënë për qeverisjen dhe politikat “mënjanuese” ndaj tyre.

“Kur në turn të tretë ne shkonim në punë, në dyshekë me pupla këta flinim gjumë. Në mëngjes kur dalim nga pusi, marrim vesh se është hequr statusi. Nga 5 milionë i marrin rrogë, nuk mbajnë fjalim pa pirë drogë. Kur vjen festa e vitit të ri, gjelin e hanë në qeveri, ne e shohim në fotografi.

Parlamenti voton buxhetin, minatorëve ua than xhepin. Ku është fondi për minatorët? Kemi ndërtuar inceneratorët. Kemi lënë lekë për të blerë vota dhe për fitore duatrokasim fitore. Këta të vjetrit na kanë hyrë në hak, pas votimeve do t’i çojmë për skrap”- u shpreh ai. Versus.al

 

Poll