AKTUALITET /

"Kishte ç*rje në ball", prokuroria e Fierit për vr*sjen e babait nga e bija: E kishin veshur me kostum e këmishë

Tre autorët e dyshuar për krimin që tronditi vendin, janë aktualisht në paraburgim.

Shkruar nga Versus
"Kishte ç*rje në ball", prokuroria e Fierit për
Autorja Emanilda Rama dhe babai i saj, viktima Anesti Rama

Fier- Prokuroria ka dalë me një reagim lidhur me hetimet e kryera deri më tani lidhur me vrasjen e 56 vjeçarit Anesti Rama nga vajza e tij Emanilda Rama, gruaja Valbona Rama dhe 55 vjeçari Çlirim Dogani.

Në njoftim thuhet se rreth orës 21:16 të 23 korrikut në sallën operative u kërkua dërgimi i ambulancës me argumentin se Anesti Rama ishte dëmtuar në ambientet e tualetit brenda banesës në fshatin Frashër.

Viktima është gjetur i pajetë i shtrirë në sallonin e banesës së tij i veshur me kostum dhe këmishë. Nga këqyrja e trupit, u konstatua se viktima kishte çarje në pjesën ballore, çarje mbi vetull, një dërmishje mbi vetullën e djathtë, si dhe dëmtime të tjera.

Vajza e tij Emanilda Rama dhe e ëma Valbona deklaruan se e kishin gjetur 56 vjeçarin në tualet të gjakosur dhe kishin njoftuar edhe fqinjët. Më pas e kishin veshur me qëllim kryerjen e riteve mortore si dhe kishin pastruar vendin e ngjarjes.

Sipas prokurorisë, hetimet e deritanishme kanë ngritur dyshimet se Emanilda Rama ka bashkëpunuar me nënën e saj Valbona Ramën dhe 55 vjeçarin Çlirim Doganin me të cilin dyshohet se kishte edhe lidhje intime. Detajet tronditëse të zbuluara bënë me dije se viktima ishte mbytur me tel nga e bija ndërkohë që Çlirim Dogani i mbante duart. Bashkëshortja e viktimës, Valbona Rama pastroi provat.

Gjykata e Fierit caktoi masën e arrestit me burg për të tre të dyshuarit të cilët kanë dhënë vazhdimisht deklarata të ndryshme për ngjarjen. Motivi kryesor për të cilin e reja mori përsipër krimin ishte se i ndjeri nuk e lejonte të vishej ekstravagante. Por fqinjët kanë deklaruar se Anesti Rama dhunohej shpesh nga e bija dhe gruaja dhe madje shumë herë lihej edhe pa bukë. Versus.al

Poll