AKTUALITET /

Kolegji Zgjedhor rrëzon kërkesën e Andia Ullirit për t’i marrë mandatin Arjan Ndojës; mandati i mbetet ish-prokurorit.

Sistemi i kuotave gjinore parashikon që çdo listë të përmbajë dy meshkuj dhe një femër, ndërsa për qarkun e Durrësit rezultuan 5 meshkuj dhe vetëm një femër.

Shkruar nga Versus
Kolegji Zgjedhor rrëzon kërkesën e Andia Ullirit për
Arjan Ndoja/ Andia Ulliri

Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar kërkesën e deputetes demokrate, Andia Ulliri, për qarkun e Durrësit. Ulliri, e cila nuk arriti të sigurojë një mandat deputeti në zgjedhjet parlamentare të 2025, kërkoi të zëvendësojë ish-prokurorin Arjan Ndoja, duke pretenduar se mandati i tij duhej t’i kalonte asaj në bazë të kuotave gjinore për qarkun e Durrësit.

Sistemi i kuotave gjinore parashikon që çdo listë të përmbajë dy meshkuj dhe një femër, ndërsa për qarkun e Durrësit rezultuan 5 meshkuj dhe vetëm një femër. Ulliri argumentoi se mandati i listës së hapur duhej t’i jepet asaj, duke hequr kështu ish-prokurorin Ndoja nga vendi në Kuvend.

Pas dëgjimit të palëve, Kolegji Zgjedhor vendosi të mos e legjitimojë Andia Ullirin si palë paditëse dhe të pushojë çështjen.

Pas seancës, Ulliri deklaroi: “Pas kësaj seance ndjej keqardhje për mënyrën se si u trajtua çështja, pavarësisht pretendimeve tona ligjore që nuk u pranuan, siç ishte vendimi që nuk jemi palë e legjitimuar. Kjo ndodhi pavarësisht dy seancave të mëparshme në KAS dhe KQZ ku ishim njohur si palë e interesuar. Sot kuptuam se një pjesë e drejtësisë që synojmë mungon, dhe nuk mund të bësh as pretendime ligjore.”

Poll