AKTUALITET /

Ristani mbetet pa kolltukun 'e artë' të Bashkisë, KPP i rrëzon tenderin luksoz

465 milionë lekë për mobilimin e zyrës së Anuela Ristanit, ndërkohë që Bashkia Tiranë ka miliona euro borxhe. KPP i jep të drejtë një kompanie ankimuese, duke zbuluar shkelje flagrante dhe kritere të qepura me porosi.

Shkruar nga Versus

Ristani mbetet pa kolltukun 'e artë' të Bashkisë, KPP i

Një vendim i Komisionit të Prokurimit Publik (KPP), i marrë më 16 qershor 2025, ka hedhur poshtë kriteret e vendosura nga Bashkia Tiranë në tenderin për mobilimin e zyrës së kryetares së komanduar, Anuela Ristani. Vendimi vjen pas ankesës së kompanisë “Klame” SHPK, e cila denoncoi publikisht se tenderi ishte ndërtuar me kritere diskriminuese në favor të një kompanie të paracaktuar.

465 milionë lekë për kolltuqe dhe tavolinë ovale

Tenderi në fjalë kap vlerën 465 milionë lekë pa TVSH (rreth 4.7 milionë euro me TVSH), të ndarë në dy lote: një për “pajisje për zyra” dhe tjetri për “orendi për institucionet e Bashkisë Tiranë”. Sipas dokumentacionit, parashikohet mobilim i plotë për zyrën e kryetares, duke përfshirë: poltron rrotullues të testuar jashtë vendit, tavolinë ovale “si në Shtëpinë e Bardhë”, kolltuqe luksoze, garderobë, pasqyra, raft lodrash, mobilje kuzhine, frigorifer, si dhe kasafortë sekrete me dy ndarje.

Ristani mbetet pa kolltukun 'e artë' të Bashkisë, KPP i

Kriteret e qepura dhe testimet 10 mijë euro jashtë vendit

Një nga kërkesat më të çuditshme të tenderit ishte që kolltuku rrotullues të testohej jashtë Shqipërisë, në një laborator të certifikuar, një proces që kërkon disa muaj kohë dhe mbi 10 mijë euro kosto. KPP e rrëzoi këtë kriter si të pajustifikuar dhe diskriminues.

Gjithashtu, kërkesa për përdorimin e automjeteve transportuese me tonazh mbi 1.5 ton u cilësua e ekzagjeruar dhe pa argument teknik. Sipas ankesës, kjo pengonte operatorët më të vegjël, kur në të vërtetë pjesa më e madhe e mobiljeve nuk ka nevojë për kapacitet të tillë.

Një tjetër kriter i kontestuar ishte ai për posedimin e një hapësire prodhimi apo magazinimi prej të paktën 1000 m², gjë që sipas kompanisë ankimuese është në kundërshtim me logjikën e prokurimit publik dhe vetëm sa shton burokraci të panevojshme.

Ristani mbetet pa kolltukun 'e artë' të Bashkisë, KPP i

Në borxh për investime, por mobilon zyrën nga e para

Ndërkohë që Bashkia e Tiranës përballet me mbi 12 milionë euro borxhe të papaguara, vetëm në muajt e parë të 2025-ës, dhe kryeson për investime të pashlyera, prioritet është vënë mobilimi i zyrave të reja.

Ristani, e komanduar në detyrë pas arrestimit të Erion Veliajt më 11 shkurt 2025, duket se ka vendosur të ndryshojë gjithçka në ambientet e brendshme të bashkisë. Madje, sipas dokumentacionit, edhe pasqyrat e tualetit do të ndërrohen, pasi “duhet të jenë të cilësisë së lartë”.

Ristani mbetet pa kolltukun 'e artë' të Bashkisë, KPP i Ristani mbetet pa kolltukun 'e artë' të Bashkisë, KPP i   Ristani mbetet pa kolltukun 'e artë' të Bashkisë, KPP i  

KPP: Shkelje e barazisë në tenderim

Në vendimin e saj, KPP thekson se kërkesat e vendosura nga Bashkia Tiranë nuk janë të arsyetuara teknikisht dhe bien ndesh me parimet e konkurrencës së lirë dhe barazisë mes operatorëve ekonomikë. Komisioni ka urdhëruar modifikimin e dokumenteve të tenderit përpara se procedura të vazhdojë.

Ndërkohë, mbetet e paqartë nëse Agjencia e Prokurimit Publik apo institucionet e hetimit do të nisin një hetim mbi këtë rast, që ngre dyshime të forta për favorizim dhe shpërdorim të fondeve publike në një kohë krize financiare për bashkinë. /Versus.al/

Poll