AKTUALITET /

Kompania “Air Albania” braktis pasagjerët shqiptarë në aeroportin e Milanos, pa dhënë asnjë sqarim

Avioni i linjës Milano-Tiranë pasi i ka mbajtur për më shumë se 2 orë pasagjerët në bord, i ka zbritur sërish në aeroportin e Malpensës, pasi fluturimi ishte anuluar. Pas rreth 9 orë pritje në aeroport, pasagjerët shqiptarë e kanë parë veten në mëshirë të fatit.

Shkruar nga Versus
Kompania “Air Albania” braktis pasagjerët shqiptarë

Skandal me kompaninë shqiptare të fluturimit “Air Albania”, që gjatë mbrëmjes së djeshme ka braktisur udhëtarët në Itali.

Avioni i linjës Milano-Tiranë pasi i ka mbajtur për më shumë se 2 orë pasagjerët në bord, i ka zbritur sërish në aeroportin e Malpensës, pasi fluturimi ishte anuluar. Pas rreth 9 orë pritje në aeroport, pasagjerët shqiptarë e kanë parë veten në mëshirë të fatit.

Fluturimi ishte parashikuar për në orën 16.50, por pa asnjë shpjegim është shtyrë për në orën 20:30.

Edhe pse pasagjerët janë imbarkuar në bordin e avionit, ata janë lënë të presin edhe 2 orë të tjera në avion, ndërsa askush nuk i ka sqaruar apo dhënë shpjegime mbi arsyet e vonesës.

Pasi kanë qëndruar më shumë se 120 minuta të bllokuar në bordin avionit, ata janë detyruar të zbresin, siç thonë pasagjerët, edhe forcërisht me ndërhyrjen e policisë italiane.

Pasagjerët kanë shprehur shqetësimin se si “Air Albania” i kishte lënë në aeroportin e Milanos dhe kompania nuk denjonte as t’u përgjigjej.

Ata denoncojnë kompaninë për arrogancë dhe shpërfillje. Asnjë shpjegim nuk u është dhënë pasagjerëve për motivet e anulimit të fluturimit por po ashtu Air Albania nuk mban përgjegjësi as se ku do të kalojnë natën qytetarët.

Një nga pasagjerët, Sefedin Matraçi i cili mbrëmjen e djeshme do të udhëtonte me “Air Albania” në drejtim të Tiranës, nga aeroporti i Milanos, ka rrëfyer  se si kompania ajrore shqiptare i braktisi ata në Malpensa.

Ai ka treguar se udhëtimi do të bëhej me avionin e Air Albania, por në fakt në pistë kanë gjetur një mjet ajror të Turkish Airlines i cili megjithatë nuk u ngrit kurrë të fluturonte nga pista e Malpensës.

 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: