Fier- Një person u gjet i pajetë mëngjesin e sotëm në Savër të Lushnjës. Viktima u identifikua si Skënder Malia, 55 vjeç.
Informacionet paraprake bëjnë me dije se dyshohet se shkak për vdekjen e tij të jetë bërë konsumi i tepërt i pijeve alkoolike.
Banorët e zonës kanë qenë të parët që kanë konstatuar trupin e pajetë në rrugë dhe kanë njoftuar menjëherë policinë. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe urgjencës spitalore, të cilat kanë nisur veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.
Trupi i pajetë është transportuar për ekzaminime të mëtejshme mjeko-ligjore. Versus.al

