Dy ditë më parë në Prizren dyshohet se ka vrarë veten 45-vjeçarja nga Prizreni, Qefsere Berisha. Akti ekstrem ende nuk dihet përse ka ndodhur, por e ndjera i dha fund jetës së saj, duke u vetëvrarë me një armë zjarri, që e bashkëshorti i saj e mbante pa leje. Ky i fundit tashmë është bërë objekt hetimi, teksa Policia ka kryer sërish bastisje në pronat e tij, raporton Gazeta Sinjali.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit dhe aprovim të gjyqtarit, është kryer kontroll në shtëpinë dhe në një objekt tjetër biznesi të personit të dyshuar. Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se i dyshuari është Shpetim Berisha, (55) të cilit i janë gjetur dhe konfiskuar dy armë armë zjarri, disa thika e bicakë si dhe një sasi e konsiderueshme municioni. Me urdhër të prokurorit ka nisur hetimi për ‘’Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armeve’’, rast i cili do të procedohet në Prokurorinë Themelore në Prizren.







