AKTUALITET /

Kredi me kartat e ID që u merrnin qytetarëve, arrestohen 2 mashtruesit në Fier (Skema që përdornin)

Dy të arrestuarit takonin qytetarë në rrugë dhe u kërkonin ndihmë duke u thënë se u duheshin kartat e tyre të ID për të tërhequr lekë nga jashtë vendit.

Shkruar nga Versus

Kredi me kartat e ID që u merrnin qytetarëve, arrestohen 2 mashtruesit

Fier- Dy persona janë arrestuar nga policia nën akuzën e mashtrimit.

Në pranga kanë rënë Ardit Hoxha dhe Fatmir Sadiku të cilët mashtronin qytetarë duke u marrë kartat e Identitetit dhe më pas merrnin kredi në emrin e tyre.

Skema e përdorur nga mashtruesit

Hoxha dhe Sadiku ndalonin në rrugë qytetarët dhe u kërkonin ndihmë duke u thënë se u duheshin kartat e tyre të identitetit për të tërhequr para që ua dërgonin njerëz jashtë vendit. Me të marrë kartat e ID, mashtruesit i fotokopjonin dhe i përdornin më pas për të marrë kredi në emrin e tyre, ndërkohë që qytetarët nuk dinin asgjë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 celularë, një shumë parash dhe disa fatura.
Vijon puna hetimore për të dokumentuar raste të tjera të mashtrimit që mund të kenë kryer dy të rinjtë e arrestuar. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: