Një ngjarje e rëndë është raportuar të ketë ndodhur në Fier ku një 55 vjeçar me inicialet V.Gj është arrestuar nga policia nën dyshimin se ka kryer veprime të turpshme ndaj mbesës së tij të mitur.
Kallëzimi i bërë në polici, ka ngjallur dyshime për përfshirjen e 55 vjeçarit në akte të turpshme që e lidhin me ngjarjen.
Materialet procedurale në lidhje me këtë rast janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme ligjore. Versus.al








