Korçë- Gjykata ka lënë në burg 56 vjeçarin Nesti Zhobron i cili dy ditë më parë u arrestua nga policia nën akuzën e ngacmimit seksual për dy të mitura.
Zhobro është parë në një lulishte të Shën Mërisë në qytetin e Korçës teksa afrohej pranë dy vajzave të mitura duke i prekur këto dy të fundit në pjesë të ndryshme të trupit.
Skandal është fakti që 56 vjeçari ishte arrestuar edhe më herët për raste të ngacmimit seksual dhe sërish ishte lënë i lirë. Versus.al








