AKTUALITET /

Krismat trondisin Borshin: Shullazi qëllohet me armë automatike në mes të natës!

Ngjarja ndodhi rreth orës 02:20, ku pas një sherri për motive të dobëta, Çelaj është rikthyer i armatosur dhe ka qëlluar ndaj automjetit të drejtuar nga Shullazi. Gjithashtu, dyshohet se ka goditur edhe një tjetër person, A.D., 43 vjeç, me qytën e armës.

Shkruar nga Versus

 

Krismat trondisin Borshin: Shullazi qëllohet me armë automatike

Në orët e para të mëngjesit të së enjtes në Borsh ndodhi një ngjarje e rëndë me armë zjarri. I plagosur ka mbetur 33-vjeçari Erald Shullazi, i cili mori një plumb në shpatull dhe një tjetër në këmbë. Fatmirësisht, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spital.

Autori i dyshuar, Hekuran Çelaj, është arrestuar në flagrancë nga policia për veprat penale “Vrasje me dashje”, mbetur në tentativë, dhe “Mbajtje pa leje e armëve luftarake”. Në kërkim është shpallur një person tjetër me inicialet E.V., i përfshirë më herët në një konflikt fizik me Çelajn.

Ngjarja ndodhi rreth orës 02:20, ku pas një sherri për motive të dobëta, Çelaj është rikthyer i armatosur dhe ka qëlluar ndaj automjetit të drejtuar nga Shullazi. Gjithashtu, dyshohet se ka goditur edhe një tjetër person, A.D., 43 vjeç, me qytën e armës.

Në vendngjarje janë sekuestruar 4 gëzhoja dhe një krehër me fishekë, ndërsa hetimet vijojnë për gjetjen e armës dhe për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë. /Versus.al

Tags:

vrasje borsh

Poll