Kroacia ka bllokuar sot 8 mijë kg speca të kuq të importuara nga Shqipëria.
Mësohet se sasia e madhe e specit të kuq djegës të ardhur nga Divjaka është bllokuar pasi ka rezultuar me tre preprarate bujqësore të ndaluara.
Sasia e ndaluar do të asgjësohet në Kroaci. Kjo nuk është hera e parë që perime nga Shqipëria të importuara drejt Kroacisë dhe Sllovenisë bllokohen për shkak të përmbajtjes së pesticideve. Rasti i fundit ishte më pak se një muaj më parë. Versus.al







