
Kreshnik Gashi, njëri prej autorëve të dyshuar për vrasjen e Elton Javorit në dhjetor të vitit të kaluar në Fier, është arrestuar nga policia.
Ndërkohë që në kërkim mbetet vëllai i tij Agim Gashi i cili dyshohet se kreu aktin e vrasjes së 41 vjeçarit.
Vrasja ndodhi në mes të ditës, kur dy vëllezërit kanë hapur zjarr drejt mjetit tip fuoristradë ku ndodhej viktima Elton Javori. Shkak i ngjarjes dyshohet se ka qenë një krushqi e prishur mes dy fiseve që solli përplasje të herëpashershme mes familjeve. Përplasje këto që kulmuan me ngjarjen e rëndë të ndodhur ku mbeti i vrarë Javori. Versus.al







