Eriselda Sefa, kryebashkiakja e Lushnjës është paraqitur sot në ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK).
Ende nuk ka detaje lidhur me arsyen e thirrjes së saj në SPAK, por ndaj Sefës ka dy denoncime të bëra publike. Denoncimi i parë është për tenderin “blerje makine teknologjike” për të cilin janë shpenzuar 136 mln lekë pa TVSH.
Ndërsa denoncimi i dytë është ai i bërë nga një pronar i shkollës private, i cili në mars të vitit të kaluar pretendoi se bashkia po tentonte t’i rrëmbente dhjetëra metër katrorë tokë të shkollës duke devijuar një projekt që sipas tij prekte pronën e një prej zyrtareve të bashkisë. Versus.al








