AKTUALITET /

“Kthimi në Tiranë i vështirë, ka arrestime”, Laert Vasili merr pjesë në protestën e studentëve në Shkup: Jam në besën e veteranëve të UÇK-së

Laert Vasili ka deklaruar se protesta e studentëve në Shkup ishte paqësore, por gjatë shpërndarjes së saj janë kryer arrestime dhe janë vendosur postoblloqe

Shkruar nga Versus

“Kthimi në Tiranë i vështirë, ka arrestime”,

Aktori Laert Vasili ka qenë një prej pjesëmarrësve që i është bashkuar studentëve shqiptarë në Shkup në mbrojtje të gjuhës shqipe.

Ai ka shprehur shqetësimin për situatën e krijuar nga policia, ku ka deklaruar se ka patur disa të arrestuar, mes të cilëve dhe djali i një dëshmori.

“U bashkova në protestë me veteranët e UÇK dhe tashmë jam në besën e tyre. Kthimi në Shqipëri do të jetë i vështirë sepse ka postoblloqe”, tha Laert Vasili.

Ai ka treguar se ka zgjedhur të kalojë kufirin në orët e para të mëngjesit, për të shmangur bllokimin në kufi, ndërsa ka shtuar se protesta ishte paqësore dhe duke ndjekur të gjithë rregullat, por në shpërndarje të protestës policia ka ndaluar persona, dhe kush ka kundërshtuar është arrestuar.

 

Poll