AKTUALITET /

“Kur ishim 4 dhe 6 vjeç na ka përdhunuar”, detaje tronditëse nga 2 vëllezërit shqiptarë që vranë kushëririn në Greqi

Në dëshminë e dhënë, 2 vëllezërit që kryen vrasjen e kushëririt të tyre thanë se abuzimi seksual ndaj tyre ka ndodhur kur jetonin në Shqipëri.

Shkruar nga Versus
“Kur ishim 4 dhe 6 vjeç na ka përdhunuar”, detaje
Momenti i përleshjes mes dy vëllezërve dhe kushëririt të tyre

Greqi- Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e 28 vjeçarit shqiptar Denis Loka mbrëmë në Athinë, i cili u qëllua me thikë nga dy kushërinjtë e tij Enis dhe Aleksandro Loka.

Të dy adoleshentët 17 dhe 19 vjeç u dorëzuan në polici dhe në dëshminë e tyre thanë se e kishin kryer krimin pasi kushëriri i tyre kishte abuzuar seksualisht me ta kur kishin jetonin në Shqipëri.

Në dëshminë e tyre thuhet se abuzimi ndaj tyre është bërë në moshat 4 dhe 6 vjeç. Ndërsa i ati i adoleshentëve pranoi se për këtë gjë e kishte pyetur nipin e tij Denis Loka dhe ky i fundit ia kishte pranuar duke thënë se “ishte një gabim që e kishte bërë kur ishte fëmijë”.

Vëllezërit deklaruan në polici se nuk e kishin harruar ngjarjen dhe se sapo kushëriri i tyre kishte mbërritur në Greqi, e kishin takuar për tu përballur me të. Gjatë përballjes, 17 vjeçari Enis Loka e ka goditur me thikë ndërsa vëllai i tij Aleksandro Loka ka qenë bashkëpunëtor. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: