
Kryegjyshi Botëror Bektashian, shenjtëria e tij Haxhi Dede Baba, Edmond Brahimaj ka reaguar me një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të kryepeshkopit ortodoks Anastas Janullatos.
Në reagimin e tij Baba Mondi shprehu konsideratat më të thella për Janullatosin, duke u shprehur se kujtimi i tij do të jetë burim mirësie për miliona besimtarë ortodoksë në gjithë botën.
“Bismilahi Rramani Rrahim! Në emër të Zotit, Mëshiruesit, Mëshirëbërsit!
Me hidhërim të thellë, mora lajmin e hidhur, të kalimit nga kjo jetë e përkohshme, e vëllait tonë, Fortlumturisë së Tij, Kryepeshkopit të Tiranës, Durrësit dhe Gjithë Shqipërisë, Anastas Janullatos.
Fortlumturia e Tij, Kryepeshkopi Anastas, në kushte të vështirësive të mëdha, për më shumë se 30 vite, ringriti Kishën Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë dhe kontribuoi në harmoninë e bashkëjetesën fetare në Shqipëri.
Në emër të Selisë së Shenjtë të Kryegjyshatës Botërore Bektashiane, më lejoni të shpreh konsideratën më të lartë, për veprimtarinë e tij gjatë gjithë jetës dhe si për bashkëpunimin e ngushtë me të, për bashkëjetesën fetare në Shqipëri dhe më gjërë.
Ju siguroj se kujtimi i Tij, do të jetë kurdoherë një burim mirësie, për miliona besimtarë ortodoksë, të kundondodhur në botë.
Ngushëllimet më të ndjera për këtë humbje të madhe e të pazëvendësueshme për drejtuesit e lartë të Kishës dhe mbarë komunitetin ortodoks të Shqipërisë!
Të prehet në paqen e merituar!
Amin!"
Në nder të kujtimit të Janullatosit, u mbajt edhe një minutë heshtje gjatë hapjes së ceremonisë që u organizua sot për 95 vjetorin e Bektashizmit në Shqipëri. Versus.al







