AKTUALITET /

Leonard Duka del para gjykatës për vrasjen e Santiago Malkos, e ëma në lot: O maskara, o qen, ma vrave djalin 25 vjeç

Shkruar nga Versus

Leonard Duka del para gjykatës për vrasjen e Santiago Malkos, e

Është zhvilluar sot në GJKKO seanca gjyqësore kundër Leonard Dukës, i cili dyshohet se porositi vrasjen e Santiago Malkos më 27 gusht 2019. Duka del për herë të parë para një trupe gjyqësore pasi u ekstradua në gusht të këtij viti nga Belgjika. Në sallë ishte motra dhe e ëma e Malkos e cila ka shpërthyer ndaj vrasësit të djalit të tij: O maskara, ma vrave djalin 25 vjeç, o qen. Si del ti aty?

I pranishëm në sallë, një nga ish-miqtë e ngushtë dhe më pas rivali më i egër i Martinaj është shprehur se nuk është njohur me aktet dhe se kërkonte më shumë kohë duke hedhur akuza dhe ndaj prokurorit të çështjes.

"Prokurori është i njënashëm, më akuzon si organizator të vrasjes së Santiago Malkos, unë kam venë re qe do te më dënojë. Prokurori mos të korruptohet nga kriminelet e vendit por të bëjë detyrën. Prokurori po kërkon të më dënojë pa fakt pa asgjë", ka deklaruar Duka.

Trupa gjyqësore vendosi të shtyjë në datën 24 tetor, seancën e ardhshme pas kërkesës së të pandehurit Leonard Duka

Santiago Malko, një ish polic u qëllua për vdekje mbrëmjen e 27 gushtit 2019 në Tiranë, në rrugën ‘Xhanfize Keko’. Sipas policisë, Malko ishte një nga njerëzit më të afërt të biznesmenit të lojërave të fatit Ervis Martinaj, i cili prej kohësh ishte në hasmëri me klanin ‘Duka’ . Në kërkim për këtë ngjarje u shpallën 8 persona, dy vëllezërit Leonard dhe Elis Duka, Xhoni Nica, Oltian Loga, Aleksandër Maxhaku e Dritan Agaj të gjithë nga Tirana, si dhe Fatmir Hyseni nga Vlora, i njohur ndryshe me nofkën “Doqja”. Deri më tani drejtësia ka dhënë vendim me 25 vjet burg për Blendi Tetën, si një nga autorët e vrasjes së ish-policit Malko. Teta gjithashtu nëpërmjet deklaratave të tij ka zbardhur të gjithë aktivitetin e klanit Duka, ndërsa viktima dyshohej se ishte i përfshirë në ngjarje të rënda kriminale në vend./ Versus.al

 

 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: