AKTUALITET /

Lihen në burg anëtarët e grupit që trafikonte armë nga Kosova, 8 të arrestuarit "kyçin gojën" në gjykatë

Shkruar nga Versus

Lihen në burg anëtarët e grupit që trafikonte armë nga

Dy ditë më parë policia e Tiranës goditi një grup kriminal që merrej me trafikun e armëve të zjarrit nga Kosova drejt Shqipërisë. në pranga ranë 8 persona, ndërsa dy të tjerë pjesë e grupit ishin arrestuar më herët.

Sot gjykata la në fuqi masat e arrestit me burg për të arrestuarit, të cilët nuk pranuan të flisnin para gjyqtarëve lidhur me anëtarët e tjerë të grupit apo bazën e furnizmit me armë zjarri.

Të arrestuarit:

1. Emirel Tusha, 32-vjeç

2. Leandro Haxhiaj, 21-vjeç

3. Fabricio Berberi, 26-vjeç

4.Rikardo Hajdaraj, 21-vjeç

5. Visar Murati, 23-vjeç

6. Kevin Farruku, 18-vjeç

7.Geraldo Muraj, 22-vjeç

8. Adriano Shehu, 23 vjeç

9. Altin Pajaziti ( i arrestuar më 1 prill)

10. Kadri Prushi ( i arrestuar 1 prill)

12 pistoletat e sekuestruara dhe dy automatikët po ekzaminohen në laborator nëse janë përdorur për të kryer krime të tjera. Pistoletat shiteshin deri në 2500 euro secila. Versus.al

Poll