
Atletja shqiptare, Luiza Gega nuk u kualifikua për në finale në Lojërat Olimpike, pasi u rendit e nënta në kualifikueset e 3000m me pengesa.
Fillimi i garës nisi shumë mirë për atleten shqiptare duke qenë mes vendeve të para, por gjërat u vështirësuan, pasi garueset e tjera po fitonin terren.
Situata u komplikua akoma më shumë, kur 35-vjeçarja, pas 4 minutash e pak sekondash, për shkak se mbeti në pozitat e fundit, misioni për tu kualifikuar iu bë i pamundur.
Gega ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për sportin, teksa me paraqitjet e saj ka mbajtur lart flamurin e Shqipërisë në botë.
Gega e ka përfaqësuar Shqipërinë në mënyrën më të mirë të mundshme, duke u shpallur disa herë kampione e duke thyer rekorde kombëtare e ndërkombëtare. Ajo ka marrë edhe shumë çmime e vlerësime të ndryshme, në Europë, gjatë viteve që është angazhuar si atlete./ Versus.al








