AKTUALITET /

'Makina e autorëve kishte targa të vjedhura', policia jep informacion shtesë pë vrasjen e Lulzim Vishës

Gjatë verifikimeve për targat e automjetit ka rezultuar se targat janë të vjedhura që në muajin Prill 2023, në Kamëz.

Shkruar nga Versus

'Makina e autorëve kishte targa të vjedhura', policia jep

Policia e Tiranës ka dhënë informacion shtesë në lidhje me vrasjen e Lulzim Vishës ndodhur mëngjesin e sotëm në ë rrugën “Shën Stefani”, në Zall Mner.

Sipas njoftimit të uniformave blu në fshatin Zgafnor, në Zall-Herr, është gjetur një automjet i djegur i tipi 'Porsche' i dyshuar se është përdorur nga autori/ët e ngjarjes. Brenda automjetit thuhet më tej në njoftim është gjetur dhe një armë e gjatë zjarri që dyshohet se u përdor nga autori/ët në ekzekutimin e Lulzim Vishës. 

Gjatë verifikimeve për targat e automjetit ka rezultuar se targat janë të vjedhura që në muajin Prill 2023, në Kamëz.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Informacion shtesë.

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë më parë për vrasjen e shtetasit L. V., ju informojmë se:

Në fshatin Zgafnor, në Zall-Herr, gjatë kontrollit të territorit nga shërbimet e Policisë është konstatuar i djegur një automjet tip “Porsche” i dyshuar i përdorur nga autori/ët e ngjarjes.

Nga këqyrja e automjetit, në brendësi të tij, është gjetur një armë e gjatë zjarri, e dyshuar si arma e përdorur nga autori/ët.

Gjatë verifikimeve për targat e automjetit ka rezultuar se targat janë të vjedhura që në muajin Prill 2023, në Kamëz.

Vijon puna intensive nga grupi i posaçëm hetimor për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve si dhe për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes. 

48 vjeçar i identifikuar si Lulzim Visha është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm brenda një makine në rrugën “Shën Stefani”, në Zall Mner. Dyshohet se vrasja u krye me pistoletë me silenciator, ndërsa sipas informacioneve paraprake ka të dhëna që tregojnë se viktima mund të jetë nxjerrë në pritë teksa shkonte në punë./Versus.al

Poll