Live Updates /

Vritet me 12 plumba postieri në Tiranë, dyshohet se u nxorr në pritë teksa shkonte në punë! Hetohet hasmëria e ’97-ës

*Një vrasje tronditi mëngjesin e sotëm Tiranën ku 48 vjeçari Lulzim Visha u ekzekutua brenda makinës së tij në orët e para të mëngjesit në fshatin Zall Mner të Kamzës. *Viktima u gjet i pajetë nga banorët e zonës të cilët njoftuan policinë. *Në vendngjarje u gjetën 12 gëzhoja plumbash, ndërsa raportohet se ekzekutimi është kryer me pistoletë me silenciator. *Visha i cili punonte si postier, po shkonte në punë në momentin kur është kryer atentati ndaj tij. Dyshohet se 48 vjeçari mund të jetë nxjerrë në pritë. Ndërsa pistë kryesore e hetimeve është hasmëria, pasi në 1997-ën, vëllai i tij Besnik Visha kishte vrarë me armë zjarri Refik Domin për motive të dobëta.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

4 Postime
3 MUAJ ME PARE

'Makina e autorëve kishte targa të vjedhura', policia jep informacion shtesë pë vrasjen e Lulzim Vishës

Vritet me 12 plumba postieri në Tiranë, dyshohet se u nxorr në

Policia e Tiranës ka dhënë informacion shtesë në lidhje me vrasjen e Lulzim Vishës ndodhur mëngjesin e sotëm në ë rrugën “Shën Stefani”, në Zall Mner.

Sipas njoftimit të uniformave blu në fshatin Zgafnor, në Zall-Herr, është gjetur një automjet i djegur i tipi 'Porsche' i dyshuar se është përdorur nga autori/ët e ngjarjes. Brenda automjetit thuhet më tej në njoftim është gjetur dhe një armë e gjatë zjarri që dyshohet se u përdor nga autori/ët në ekzekutimin e Lulzim Vishës. 

Gjatë verifikimeve për targat e automjetit ka rezultuar se targat janë të vjedhura që në muajin Prill 2023, në Kamëz.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Informacion shtesë.

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë më parë për vrasjen e shtetasit L. V., ju informojmë se:

Në fshatin Zgafnor, në Zall-Herr, gjatë kontrollit të territorit nga shërbimet e Policisë është konstatuar i djegur një automjet tip “Porsche” i dyshuar i përdorur nga autori/ët e ngjarjes.

Nga këqyrja e automjetit, në brendësi të tij, është gjetur një armë e gjatë zjarri, e dyshuar si arma e përdorur nga autori/ët.

Gjatë verifikimeve për targat e automjetit ka rezultuar se targat janë të vjedhura që në muajin Prill 2023, në Kamëz.

Vijon puna intensive nga grupi i posaçëm hetimor për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve si dhe për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes. 

48 vjeçar i identifikuar si Lulzim Visha është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm brenda një makine në rrugën “Shën Stefani”, në Zall Mner. Dyshohet se vrasja u krye me pistoletë me silenciator, ndërsa sipas informacioneve paraprake ka të dhëna që tregojnë se viktima mund të jetë nxjerrë në pritë teksa shkonte në punë./Versus.al

3 MUAJ ME PARE

Vrasja e postierit në Tiranë, gjendet një makinë e djegur në Zall Herr

Vritet me 12 plumba postieri në Tiranë, dyshohet se u nxorr në

Një makinë e djegur është gjetur mesditën e sotme në Zall Herr. Dyshohet se u përket autorëve që kryen ekzekutimin e 48 vjeçarit Lulzim Visha në fshatin Zall Mner të Kamzës.

Ndaj viktimës u qëlluan 12 plumba nëpërmjet një pistolete me silenciator. Kanë qenë banorët ata të cilët kanë njoftuar policinë pasi e kanë gjetur të pajetë Vishën brenda mjetit të tij të punës me logon e postës “Postman”. Deri më tani janë shoqëruar disa persona në polici, ndërsa dyshimet janë se vrasja lidhet me një hasmëri të nisur në vitin 1997. Versus.al

3 MUAJ ME PARE

“12 plumba”, detaje nga vrasja në Tiranë: 48 vjeçari po shkonte në punë, dyshohet se u nxor në pritë

Vritet me 12 plumba postieri në Tiranë, dyshohet se u nxorr në
Foto nga vendngjarja

Në fshatin Zgafnor, në Zall-Herr ku u gjet i vrarë 48 vjeçari Lulzim Visha, janë gjetur 12 gëzhoja plumbash në vendngjarje.

Dyshohet se vrasja u krye me pistoletë me silenciator, ndërsa sipas informacioneve paraprake ka të dhëna që tregojnë se viktima mund të jetë nxjerrë në pritë teksa shkonte në punë.

48 vjeçari punonte si postier dhe u vra brenda makinës së punës. Banorët njoftuan policinë sapo konstatuan që i ndjeri kishte ndërruar jetë. Versus.al

3 MUAJ ME PARE

EMRI/ 48 vjeçari në Tiranë gjendet i vrarë brenda makinës! Hasmëria pistë kryesore e hetimeve

Vritet me 12 plumba postieri në Tiranë, dyshohet se u nxorr në
Foto nga vendngjarja

Tiranë- Një 48 vjeçar i identifikuar si Lulzim Visha është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm brenda një makine në rrugën “Shën Stefani”, në Zall Mner.

Dyshohet se 48 vjeçari është vrarë me armë zjarri. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e rastit dhe kapjen e autorit/ëve.

“Më datë 24.01.2025, rreth orës 07:40, në rrugën “Shën Stefani”, në Zall Mner, është konstatuar pa shenja jete, brenda një automjeti, shtetasi L. V., 48 vjeç, banues në Kamëz, i dyshuar i vrarë me armë zjarri”- thuhet në njoftim.

Sipas informacioneve paraprake, pistë kryesore e hetimeve është hasmëria për një ngjarje të ndodhur në vitin 1997 kur Besnik Visha, vëllai i viktimës vrau me armë zjarri Refik Domin pranë universitetit Bujqësor të Tiranës. Vrasja raportohet të ketë ndodhur për motive të dobëta.

Ndërsa gjykata e Tiranës në vitin 2001 e dënoi Besnik Vishën me 12 vite burg për vrasje dhe armëmbajtje pa leje. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: