Detaje të reja janë zbardhur nga një ngjarje e rëndë e ndodhur rreth orës 15:00 në zonën e Blladrës në Lezhë.
Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip “Audi” është qëlluar me armë zjarri nga persona ende të paidentifikuar.
Pamjet nga vendngjarja tregojnë qartë se makina ka marrë disa plumba, kryesisht në anën e majtë, në zonën e shoferit dhe të pasagjerit, çka lë të kuptohet për një sulm të drejtpërdrejtë dhe të mirëorganizuar.
Dyshohet se si pasojë e të shtënave kanë humbur jetën dy persona, burrë e grua.
Rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të saj dhe identifikimin e autorëve./Versus.al


