AKTUALITET /

Masakra me 3 të vrarë në Memaliaj, Versus siguron FOTO-n e makinës së atentatorëve

Kjo është makina BMW X5 ku kanë udhëtuar tre atentatorët e masakrës së ndodhur në orën 23:20 minuta të natës së 20 korrikut në Memaliaj. Pamjet e makinës janë filmuar nga kamera e një biznesi, shumë pranë vendit të atentatit me tre viktima.

Shkruar nga Versus

Masakra me 3 të vrarë në Memaliaj, Versus siguron FOTO-n e

Kjo është makina BMW X5 ku kanë udhëtuar tre atentatorët e masakrës së ndodhur në orën 23:20 minuta të natës së 20 korrikut në Memaliaj.

Pamjet e makinës janë filmuar nga kamera e një biznesi, shumë pranë vendit të atentatit me tre viktima.

Të dhënat hetimore të policisë dyshojnë se shënjestër e këtij atentati, ka qenë Shyqyri Kalemi 74 vjeç, i cili ka mbetur i vdekur në vend. Nga të shtënat automatike në vendngjarje mbetën të vrarë edhe Gledian Muka, kamarier i lokalit si dhe një tjetër klient i rastësishëm, i identifikuar si Marsel Çela.

Masakra me 3 të vrarë në Memaliaj, Versus siguron FOTO-n e

I plagosur rëndë nga kjo ngjarje mbeti edhe vëllai i viktimës, Kalemi, Artur kalemi i cili po mbahet nën kujdesin e mjekëve në spitalin rajonal të Gjirokastrës me plagë në këmbë dhe kraharor.

Pas kësaj masakre, autorët e dyshuar, të cilët dyshohet se kanë qenë tre, janë larguar me një autoveture në drejtim të Mallakastrës dhe kanë djegur më pas mjetin në fshatin Bejar për të humbur gjurmët.

Masakra me 3 të vrarë në Memaliaj, Versus siguron FOTO-n e

Në mjetin e djegur policia gjeti tre armë zjarri kallashnikov me të cilat dyshohet se është kryer atentati. Drejt Memaliajt dhe zonës së Mallakastrës janë ngritur disa postblloqe policore, ndërsa në zonë kanë mbërritur edhe forcat RENEA.

Dyshimet e para janë që kjo masakër të këtë si motiv hakmarrjen nga Shyqyri Kalemit, për shkak të djalit të tij, Andrea Kalemi, i njohur edhe si Tik Kalemi dhe disa familjarëve të tjerë që dyshohen të implikuar në disa vrasje, që kanë nisur që në vitin 2021.

 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: