AKTUALITET /

Masakra me tre të vrarë në Memaliajt, autorët erdhën me një BMW të zezë

Personat që humbën jetën janë Shyqyri Kalemi, Marsel Çela, Gledio Muka, ndërsa i plagosur  ka mbetur Artur Shaban Kalemi që ndodhet ne spital reaminacion.

Shkruar nga Versus

Masakra me tre të vrarë në Memaliajt, autorët erdhën me

Një ngjarje e rëndë tronditi Memaliajn mbrëmjen e djeshme, ku plumba nga persona të paidentifikuar u zbrazën në ambientet e një lokali.

Tre të vrarë dhe një i plagosur është bilanci i këtij atentati, të dhëna që konfirmohen edhe në njoftimin zyrtar të policisë.

Personat që humbën jetën janë ndërsa i plagosur ka mbetur Artur Shaban Kalemi që ndodhet ne spital reaminacion.

Disa momente pas atentatit që tronditi vendin, policia njofton se u gjet një automjet tip “BMW” i djegur në Gjirokastër.

“Rreth orës 23:20, në lagjen nr. 3, Memaliaj, në lokalin e shtetasit K. K., në rrethana ende të paqarta janë vrarë  me armë zjarri shtetasit Sh. K., 74 vjeç, M. C., 47 vjeç dhe G. M., 36 vjeç si dhe ka mbetur i plagosur shtetasi A. K., 57 vjeç, i cili është transportuar për në spital, për të marrë ndihmë mjekësore.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se autorët menjëherë pas ngjarjes janë larguar me shpejtësi në drejtim të Mallakastrës me një automjet të cilin dyshohet se e kanë djegur në fshatin Bejaj, Mallakastër. Forcat Kombëtare të Sigurisë dhe Renea kanë shkuar në vendin ku po digjet automjeti, kanë rrethuar zonën dhe vijojnë kontrollin për kapjen e autorëve” thuhet në njoftimin e policisë së Gjirokastrës”, njofton policia.

 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: